Peqin, 25 tetor 2025 — Publikohet foto e inxhinieri Guri Dashi, baba i dy fëmijëve, që humbi jetën ndërsa ra nga lartësia duke inspektuar punimet e një ure në Paulesh të Peqinit.
Guri Dashi, me origjinë nga Rrajca e Librazhdit, ishte një profesionist i njohur në fushën e ndërtimit. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në disa nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend, përfshirë “Alb Star” dhe “Alb Building”.
Vdekja e tij e parakohshme ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, duke lënë pas dy fëmijë të mitur. Prej disa vitesh, Dashi jetonte në Pogradec, ku jetonte me familjen e tij.
Ky aksident tragjik përbën një humbje të madhe për komunitetin e ndërtimit dhe për shoqërinë, duke humbur një inxhinier të zotë dhe një familjar shembullor.














