Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek zona e Pallatit me Shigjeta.
Elbasanion ka siguruar foton e biznesmenit që mbeti viktimë, Bujar Nasufi.
Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë ‘Ferdinand’, e cila është në likuidim e sipër.
Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.
56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.














