Publikohen pamjet teksa qëllohet ndaj autorit të dyshuar që bëri atentat ndaj Trump

Atentatori që tentoi të vriste ish-Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është një 20-vjeçar vendas. Sipas FBI-së ai është identifikuar si Thomas Matthew Crooks. Ndërkohë në një video në mediat sociale dhe të verifikuara nga New York Times tregojnë personin e dyshuar që qëlloi ndaj Trump.

Personi shihet i palëvizur në çatinë e një ndërtese të vogël rreth një çerek milje në veri të skenës ku ish-presidenti po fliste në Butler të Pensilvanisë. Pozicioni i trupit korrespondon me pozicionin e mundshme nga ku erdhën të shtënat.