Gjatë protestës së opozitës në kryeqytet, protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke krijuar momente tensioni në zonë.
Gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës. Raportohet se ata janë larguar nga kati i parë i objektit drejt zonave të të sigurta në vilë.
Më pas Forcat Speciale shpërndanë turmën përmes një autoboti me ujë.
Menjëherë pas zjarrit në ish-vilën e diktatorit, Sali Berisha është larguar me makinë.
Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një qendër arti që pret artistë vendas e ndërkombëtarë.
Pas restaurimit, ajo është hapur për publikun.













