Protestuesit hodhën molotovë para kryeministrisë! Dy policë të plagosur! Efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren

TIRANË- Protesta e opozitës u shoqërua në fund me tensione, pasi qytetarët hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Nga shpëthimi i molotovit, mbetën të plagosur, dy punonjës të Policisë së Shtetit të cilët morën ndihmë mjekësore dhe një qytetar.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Sakaq, incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para Kryeministrisë.