Qindra qytetarë janë mbledhur edhe mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila dënoi gjithsej me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit mbajnë në duar një flamur gjigand të UÇK-së.
Teksa valëvisin flamurin, ata brohorasin njëzëri: UÇK! Protesta ka pasur edhe në shtete të tjera. Emigrantë të shumtë shqiptarë protestuan gjithashtu edhe në kryeqytetin e Austrisë. Në këtë protestë në Vjenë mbizotëruan thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.




