TIRANË- Efektivët e policisë gjatë protestës së djeshme të opozitës kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt protestuesve. As gazetarët dhe stafi i mediave nuk i ka shpëtuar kësaj situate. Në lidhje me këtë situatë, ka dëshmuar edhe fotoreporteri Felix Bilani, i cili ka përfunduar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Përmes një video, Bilani shihet teksa qëndron në ambulancë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, si pasojë i gazit lotsjellës. Ai shprehet se një nga oficerët e policisë nga makina me top lëshoj spaj kundrejt tij dhe se e gjithë pamja është e xhiruar.













