Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike.
Bëhet me dije se përveç qutetarëve në komisariat kanë mbërritur edhe një grup deputetësh.
Gjithashtu si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.
Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.
Sakaq, incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para Kryeministrisë.













