Procedime për kanosje në Librazhd e Cërrik

Librazhd – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd, në varësi të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit R. H., 41 vjeç.

Sipas Policisë, ai dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin E. D., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kallëzim për kanosje në Cërrik, materialet i kalojnë Prokurorisë për vlerësim

Cërrik – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, në varësi të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.

Shtetasi A. D., 39 vjeç, ka kallëzuar se para katër ditësh është kanosur nga shtetasi O. T., 39 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.