Procedime dhe arrestime të tjera gjatë orëve të fundit në Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet nga vendet e BE-së, me qëllim për ta shitur. Po punohet për kapjen e e 35-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Rr., 44 vjeç, ka kanosur me fjalë, në rrugë, një 68-vjeçar, për motive të dobëta.

-Më datë 08.11.2024, ka kallëzuar shtetasi B. K., 43 vjeç, se në banesën e tij në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se i kanë vjedhur disa bizhu, në momentin që në banesë nuk ka patur njeri. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.