GJIROKASTËR- Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit. Sipas policisë, 27 vjeçari ka përvetësuar 42 mijë euro nëpërmjet mashtrimit nga një shtetase.
Gjithashtu gjatë kontrollit në mjetin e 27-vjeçarit policia ka gjetur një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse. I riu akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
