Procedim për dhunë psikologjike dhe sulm fizik në Librazhd

Librazhd, 25 Tetor 2025 —

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:

P. S., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

E. Ç., 43 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 30-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.