Procedim penal për aksident në Letan, dy të plagosur

Elbasan, 24 tetor 2025 — Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedim penal për shtetasin K. V., 22 vjeç. Ky i fundit, duke drejtuar një mjet bujqësor në fshatin Letan, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar vetë drejtuesi K. V. dhe pasagjeri i mjetit bujqësor, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan