Cërrik/ Procedim penal për 60-vjeçarin që bllokoi rrugën dhe shkatërroi rrethimin e një prone

Cërrik, 12 December 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për A. P., 60 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka bllokuar rrugën përpara banesës së pabanuar të xhaxhait të tij dhe ka shkatërruar rrethimin e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.