Gramsh, 04 Dhjetor 2025
Më datë 04.12.2025, rreth orës 17:00, dyshohet se shtetasit E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta. Në konflikt u përfshinë gjithashtu djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç (punonjës policie). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














