Procedim penal në Gramsh për dëmtim prone

GRAMSH – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. B., 64 vjeç.

Ai dyshohet se ka dëmtuar xhamat e automjetit të shtetasit B. B., 53 vjeç, për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.