Pritet përkeqësim i motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë katër ditëve të ardhshme.

Përmes një njoftimi për mediat Drejtoria detare ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të vogla, dhe atyre të peshkimit që për katër ditën e ardhshme mos dalin në det, pasi pritet erë e fortë dhe dallgë të larta.

Në njoftim theksohet se anijet e mëdha mund të vijojnë lundrimin normalisht, deri në një urdhër të dytë.

Njoftimi:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.