Prej një jave e zhdukur, kthehet në banesë 14-vjeçarja në Gramsh

Gramsh, 20 shkurt 2026 -Kthehet në banesë pas një jave 14-vjeçarja në Gramsh.

Policia bëri të ditur se është gjetur dhe kthyer në banesë 14-vjeçarja e cila ishte larguar nga shtëpia më datë 13.02.2026.

Sipas deklarimeve të saj, e mitura ishte larguar me dëshirën e saj dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.