Policia e shteti ka njoftuar se vijon puna për kapjen e Azgan Mernicës, 23-vjeçari që sot ekzekutoi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novrus Cenalia.
Ai u arratis menjëherë pas ngjarjes duke braktisur dhe mjetin me të cilin po lëvizte fillimisht, teksa dyshohet se ka dhe një bashkëpunëtor. Policia ka vënë dhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh, për këdo që ka informacion mbi të.

