Policia jep informacion për të moshuarin që u gjet i pajetë në lagjen ‘Dyli Haxhire’

Në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit të Elbasanit, një person me inicialet N.Sh., 78 vjeç, ka humbur jetën në rrugë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç.
Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.