Vlorë, 1 nëntor 2025
Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku humbi jetën 36-vjeçari Dalan Aliaj.
Sipas informacionit zyrtar të shpërndarë nga Policia e Shtetit, autori i dyshuar është shtetasi **Berti Aliaj**, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Aliaj.
Pas kryerjes së krimit, Berti Aliaj është larguar drejt zonës malore përreth Gjormit, ku dyshohet se po fshihet. Forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kërkime intensive për kapjen e tij.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 nëntorit në fshatin Gjorm, ku 36-vjeçari Dalan Aliaj u qëllua me breshëri plumbash pranë banesës së xhaxhait të tij. H













