Policia: Gruaja e mbytur në Elbasan, e strehuar në qendrën sociale. U largua sot rreth orës 15.00

Elbasan/Informacion paraprak: Grua rreth 55 vjeçe gjendet e pajetë në lumin Shkumbin
13 Nëntor, 2025

ELBASAN – Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin është gjetur e pajetë shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe, e dyshuar të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Sipas burimeve paraprake, gruaja ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave ligjore.