Polici aksidenton me vdekje një grua këmbësore

Një aksident i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të hëne, një gruaje në aksin Nikël – Larushk.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku një automjet i drejtuar nga një punonjës policie ka humbur drejtimin dhe ka përplasur këmbësoren me inicialet N.Ç.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka reaguar përmes një komunikate për mediat pas ngjarje, ku bën me dije se ka “arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit.