Po ushtronte dh*unë në familje, 30 vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë në Shkodër

Një efektiv i policisë së Shkodrës është plagosur pak më parë nga një 30-vjeçar.

Blutë njoftojnë se patrulla kishte shkuar në banesën e të riut, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pas njoftimit për një rast të dhunës në familje.

30-vjeçari Petrit Isaj ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me thikë, në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës.

Në mbështetje të Patrullës së parë kanë shkuar kolegë që ndihmuan në neutralizimin e të riut i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës dhe u shoqërua në komisariat vetëm pasi iu bë një injeksion qetësues.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje. Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit Petrit Isaj 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin Petrit Isaj i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme. Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.