Po shkonin të rregullonin një defekt, 4 të aksidentuarit në Gramsh janë punonjës të Ujësjellësit

Katër personat që mbetën të plagosurit nga aksidenti i rëndë në Sotirë të Gramshit pasditen e së enjtes, janë punonjës të Ujësjellësit.

Sipas informacioneve, mësohet se 4 punonjësit e Ujësjellësit kishin dalë në terren për të rregulluar një defekt në një linjë furnizimi.

Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke bërë që makina të rrëzohej në humnerën e Sotirës në Gramsh.

Tre prej tyre janë duke marrë mjekim në Spitalin e Gramshit. Ata kanë pësuar fraktura, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I katërti, shoferi i makinës, ka pësuar dëmtime më të rënda dhe është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ai ka pësuar thyerje të brinjëve, të cilat i kanë dëmtuar mushkëritë.