Vret veten aksidentalisht me armë zjarri një 50-vjeçar në Korçë.
Viktima është identifikuar me emrin Taulant Myftarli.
‘Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M. rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njofton policia
