Po lëvizte me biçikletë, ‘Benzi’ përplas qytetarin! I lënduari dërgohet në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.

Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.