Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, ku dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi Sh. M., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













