Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në lagjen nr. 17 të qytetit të Pogradecit, ku një qytetar ka humbur jetën brenda një farmacie.
Sipas informacioneve paraprake, burri kishte shkuar për të marrë ilaçe, ndërsa dyshohet se ka pësuar një problem të menjëhershëm kardiak. Pavarësisht ndihmës së ofruar, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.













