Elbasan, 26 shtator 2025
Një ngjarje e rëndë u regjistrua në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, ku një konflikt i çastit mes dy shtetasve përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre me thikë.
Policia njofton se, pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Elbasanit ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Xh. S., 29 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se 29-vjeçari, gjatë një debati për motive të dobëta me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur këtë të fundit me thikë.
I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
