Plagosje me thikë në Durrës

DURRËS- Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen 17 në Durrësi. Nga informacionet e para raportohet për një të plagosur.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe identiteti i autorit.