Pak pas mesnatës të së hënës, polici Anxhelo Kumaraku u plagos me armë zjarri.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin plagosjes në Shkozë.
Polici ka qenë jashtë detyrës, teksa konflikti nuk ka të bëjë me detyrën e tij.
Në momentin e ngjarjes Anxhelo Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por që në momentin e ngjarjes e kishte shkelur.
Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi dhe shënjestra e të shtënave me armë, teksa polici 30-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.












