Plagosja e dyfishtë për qenin në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit (FOTO)

RROGOZHINA- Arma e dyshuar e pagosjes së çiftit Sami Disha dhe Nadire Disha në fshatin Gosë të Rrogozhinës është gjetur e fshehur në një mur. Policia bën me dije se tashmë e ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.

Shpëtim Osma është autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve. Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.