Plagoset me thikë këngëtari në Shkodër. Emri

Shkodër-Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, pas një konflikti pranë Teatrit Migjeni.

I plagosuri, Ademir Fresku, me profesion këngëtar, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe ka marrë mjekim.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

‘Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Fresku, 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit’, informon policia vendore.