Plagoset me th’ikë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë, i riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës.

Po ashtu mësohet se aktualisht ai gjendet në sallë, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse.

Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital.

Efektivët e policisë kanë vendosur shiritin dhe po ushtrojnë kontroll në një biznes në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit.

Po ashtu, sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se ka patur një konflikt në një berberhane në Vlorë, pas konfliktit me fjalë mes një klienti dhe kursantit në këtë berberhane.

Pas fjalëve, klienti ka qënë ai që ka goditur me thikë kursantin në orarin e tij të punës dhe është larguar. Policia vijon punën për arrestimin e autorit, pasi mësohet se ai është identifikuar.