Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re, në qytetin e Durrësit.
DURRËS- Personazhi i njohur i TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, është plagosur mbrëmjen e kaluar me armë zjarri. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re, në qytetin e Durrësit. Blutë sqarojnë se “Gucci” është plagosur në parakrah dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes që çuan në plagosjen e të riut mbeten ende të paqarta. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes













