Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, në Fushë-Mëzez.
Policia thotë se ai është paraqitur mbrëmjen e sotme në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
