Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Mamurras. Mësohet se është plagosur me armë zjarri Pjeter Marku është plagosur në lagjen Zef Hoti. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.













