Piu kafe dhe më pas i vrau, zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull! Arrestohet autori

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, Policia ka zbardhur ngjarjen. Burime bëjnë me dije se blutë e Gjirokastrës kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç.
Burime bëjnë me dije se autori ka pirë kafe me çiftin dhe më pas i ka vrarë. Çifti i të moshuarve u gjet në banesë me shenja dhune.
Policia e Gjirokastrës po jep deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen.
Policia ka dhënë detaje për vrasjen e çiftit të moshuar Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç në Dropull. Në pranga ka rënë bashkëfshatari Thoma Mastora, 69 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Lajm në përditësim…