Philippe Coutniho zyrtarisht një lojtarë i Aston Villas

Philippe Coutinho është zyrtarisht tashmë një lojtarë i Aston Villas në Premeir League. Skuadra britanike nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka një ftuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën e Barcelonës.

Braziliani ishte në listën e largimeve që në verë, por vetëm tani është gjetur zgjidhja.

Ditën e sotme u gjet akordi që Coutinho të kalonte te Aston Villa në Premier League në formë huazimi dhe nëse do të rezultojë një blerje e duhur më pas në fund të sezonit mund të firmoset edhe kontrata e plotë.