Pësoi arrest kardiak teksa drejtonte një zetor, humb jetën drejtuesi

DROPULL- Një 58-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se viktima teksa drejtonte mjetin zetor dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Më pas raportohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga kjo 58-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka humbur jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 17.10.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Sopik, shtetasi 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.