Enkileda Carja rikonfirmoi edhe njëherë që është një nga sportistet më të mira duke u shpallur kampione bote e 3-fishtë me një paraqitje fantastike. Kështu e nis postimin e saj Englantina Kalemi, që ndodhet në Lima bashkë me sportisten e saj në Kampionatin Botëror të të rinjve në Peshngritje. “Carja realizuar 6 prova të suksesshme 94-97-98 kg shkëputje & 110-113-115kg shtytje.Po ashtu Enkileda mori dhe një medalje Bronxi 🥉në shkëputje për U20 por nuk mbarojmë me kaq Enkileda sot theu dhe 3 Rekorde Europe për U17 me 98kg shkëputje me 115kg shtytje dhe 213kg total” thekson Kalemi në një postim të saj. Ajo ka falenderuar sponsorat dhe vecanërisht familjet për mbështetjen në këtë sukses të jashtëzakonshëm të peshëngritjes që I atribohet një vajze si Enkileda.
