Pesë shtetas procedohen penalisht për prishje të qetësisë publike në Elbasan

Elbasan – Pesë shtetas janë proceduar penalisht pasi në orët e para të mëngjesit të datës 23 qershor, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në gjendje të dehur, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë shqetësuar banorët e zonës.

Të proceduarit janë shtetasit D. Sh., 41 vjeç, S. K., 38 vjeç, E. Sh., 37 vjeç, O. T., 50 vjeç dhe E. T., 44 vjeç. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.