Përplasi për vdekje me skaf Jonada Avadiaj, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja jetonte në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushimet e verës. Ata zgjodhën pikërisht plazhin e Potamit, vend që u kthye në makthin e tyre më të madh, pasi Jonada e vogël u përplas për vdekje nga skafi i Tases.














