Përplaset nga një mjet, humb jetën gruaja në Elbasan. Emri

Është identifikuar gruaja që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Bradashesh-Peqin.

E ndjera është Bajame Çekrezi, 65 vjeçe, banore e zonës.

Ajo u përplas nga një automjet teksa po lëvizte si këmbësore në këtë aks rrugor.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga F. Q., 47 vjeç, banues në Papër.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.