Përplaset nga makina, humb jetë një grua në aksin Qukës–Prrenjas

Prrenjas, 23 qershor 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin rrugor “Qukës–Prrenjas”.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:10, automjeti që drejtohej nga shtetasi P. K., 62 vjeç, dyshohet se ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.