Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas informacioneve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, R. A., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin shpejtësinë e lartë, veçanërisht në zonat e banuara.
        












