Përplaset me një Benz, furgoni i FNSH përfundon në kanal, dy efektivë në spital

Aksident në kthesën e Çakranit – Furgoni i FNSH përplaset me “Benz” – in dhe përfundon në kanal.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.