Përplasen tre mjete në aksin Pogradec-Qafëthanë. 6 persona në spital

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafëthanë.

tre mjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar plagosjen e 6 personave.

Të lënduarit u nisën drejt spitalit të Pogradecit dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.