Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, dy vetura dhe një kamion, njëra prej te cilave ka përfunduar në një pikë karburanti.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.